E rrallë!

Sporti

E rrallë!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:51

Një rast i rrallë ka ngjarë në hendbollin e Kosovës! Një hendbolliste e vetme e ka mundur ekipin e Istogut. Hendbollistja e talentuar e Vëllaznimit nga Gjakova, Elma Kameri, ka mbushur portën e Istogut. Vëllaznimi si mysafir e gjunjëzoi me rezultat 16:15 Istogun. Elma që ka 17 vjet, e gjatë 175 cm, shënoi 16 gola dhe asnjë gol nuk realizuan bashkëlojtaret e saja. “Për mua nuk kanë shumë rëndësi të gjitha ato gola, e rëndësishme ishte goli i fundit që na çojë drejt fitores. Sigurisht fitorja qe edhe me ndihmën e bashkëlojtareve të mija dhe fituam”, tha Elma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat