Barcelona e kujdesshme nga nëndetësja e verdhë

Sporti

Barcelona e kujdesshme nga nëndetësja e verdhë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:59

Barcelona ka epërsi të mirë me rezultat 3:1 ndaj Villarealit dhe me komoditet shkon të luajë ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit. Katalunasit janë shumë afër finales, pro që i duhet të zhvillojë edhe një 90 minutësh nesër (20.00) dhe të sigurojë vizën për më tutje. Trajneri i Barcelonë,Luis Enrique kërkon angazhim maksimal dhe mos të marrin punën si çështje të kryer ndaj nëndetëses së verdhë. "Objektivi ynë është të futemi në fushë dhe të fitojmë. Vetëm në këtë mënyrë nuk do të t'i japim mundësi kundërshtarit për ndonjë surprizë të pakëndshme për ne.

Një kualifikim i mundshëm në finale, sigurisht që do të ishte një arritje dhe do të na jepte shumë moral", tha Enrique. Trajneri katalunas mendon se Villareali janë ekip shumë e papërshtatshme dhe që mund të bëjnë edhe befasi. "Sigurisht që Villareali do të shfaqet me një version loje shumë më sulmues. Ata në asnjë moment nuk do ta ulin ritmin, ndryshe nga takimet e mëparshme që kemi zhvilluar me ta”, ka thënë ai.

Një lajm shumë i mirë për katalunasit ishte edhe barazimi i Realit në "Santiago Bernabeu" 1:1 ndaj Villarealit. “Objektivi ynë është t'i fitojmë të gjithë titujt dhe sa më afër vendin të parë të jemi, aq më mirë për ne.”, tha Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat