Ancelotti në planet e Cityt

Sporti

Ancelotti në planet e Cityt

Më: 3 mars 2015 Në ora: 14:45

Ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti është në listën e ngushtë për ta zëvendësuar Manuel Pellegrinin te Manchester City.

Kiliani është në presion në Etihad Stadium, me klubin që ka ngecur pesë pikë prapa Chelseat në garën për Ligën Premier dhe që është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Telegraph-i britanik shkruan sot se përfundimi i sezonit pa një trofe të fituar do ta largonte Pellegrinin nga skuadra, me Carlo Ancelottin që është një prej opsioneve për ta zëvendësuar atë.

Veç trajnerit të Real Madridit, si opsione në listën e Cityt përmenden edhe trajneri aktual i Bayern Munich, Pep Guardiola, dhe ai i Napolit, Rafa Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat