Me pesë boksierë synojnë medalje në Mal të Zi

Sporti

Me pesë boksierë synojnë medalje në Mal të Zi

Nga: K.Goca Më: 3 mars 2015 Në ora: 13:31

Me pesë boksierë më të mirë do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Mimoza e Artë” në boks, që mbahet me 6-7 mars në Herceg Novi të Malit të Zi. “Kosova do të paraqitet me boksierët me këta boksierë: Violant Sylejmani (60 kg), Naser Shala (64 kg), Valdrin Elezaj (75 kg), Pirro Quni dhe Fisnik Muharremi (91 kg). Ekspeditës i bashkohet edhe gjyqtari Latif Demolli dhe përzgjedhësi Xhevdet Peci së bashku me trajnerin Ragip Bytyqi. Këto meçe ndërkombëtare janë të mirëseardhura për boksierët tanë dhe për të fituar sa më shumë përvojë dhe synojmë edhe medalje”, thuhet nga Federata e Boksit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat