Gervinho: Juventusi vetëm u mbrojt

Sporti

Gervinho: Juventusi vetëm u mbrojt

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:21

Gervinho mendon se taktika e Juventusit ishte t’i mbyllë të gjitha hapësirat dhe ta bllokojë Romën të bëjë performancën e zakonshme.
“Ne ishim në gjendje të gjejmë hapësira vetëm në fund, kur Juventusi u bë disi më i lirë. Për të sulmuar, ju duhet të gjeni hapësira”, ka thënë Gervinho për Roma TV, transmeton Telegrafi.

“Juventusi është skuadër e fuqishme dhe shumë e vështirë për t’u përballur. Ata na njohin neve shumë mirë, i kuptojnë kualitetet dhe u siguruan që ne të mos japim më të mirën ndaj tyre”.

“Juve luajti me urtësi, na priti neve dhe nuk kishte hapësira për ne. Ne vrapuam në një bllok të qëndrueshëm para nesh”.

“Ne ishim më të rrezikshëm kur kaluam në sulm me goditjet me kokë nga Manolas dhe Keita, por është po ashtu e drejtë të thuhet se Buffon ishte relativisht i qetë”, ka shtuar mesfushori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat