Garcia i kënaqur me reagimin e Romës

Sporti

Garcia i kënaqur me reagimin e Romës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:03

Rudi Garcia është i kënaqur me reagimin e Romës në takimin e mbrëmshëm ndaj Juventusit, që përfundoi me barazim 1-1.
Roma mbeti me 10 lojtarë në fushë në minutën e 64-të, kur pranoi edhe një gol. Por Giallorossët nuk u dorëzuan, dhe pikërisht në këtë moment filluan të bëjnë një lojë më agresive që çoi edhe te goli i barazimit përmes Seydou Keita.

“Ishte një ndeshje shumë taktike, e vendosur nga ndalimet”, ka thënë francezi për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

"Kam parë një reagim të jashtëzakonshëm nga Roma, që ishin me një gol disavantazh dhe me një lojtar më pak”.

“Ne ende jemi gjallë. Përndryshe, ne nuk do të mund të kishim luajtur kështu në fund të ndeshjes”.

“Ne nuk luajtëm për barazim. Thjesht ishte një ndeshje e vështirë, taktike, pa ndonjë shans. Por pastaj ne pamë një dëshirë të madhe dhe e merituam golin e dytë në ato 30 minutat e fundit”, ka shtuar Garcia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat