Keita i zhgënjyer: Roma duhej të fitojë

Sporti

Keita i zhgënjyer: Roma duhej të fitojë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:31

Mesfushori Seydou Keita a lavdëruar reagimin e Romës pas barazimit 1-1 ndaj Juventusit.
Por, autori i golit të barazimit për Giallorossët, thotë se ata sërish nuk bënë mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen dhe për të mbetur në garë për Scudetto.

“Pas golit dhe përjashtimit të Torosidis, ne dyfishuam mundin tonë, por nuk ishte e mjaftueshme pasi ne nuk e fituam ndeshjen”, ka thënë Keita për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

“Ne deshëm tre pikë por nxorëm vetëm një. Jam i zhgënjyer. Juventusi është ekip i shkëlqyeshëm, por ne kishim nevojë për tre pikët. Barazimi është rezultat i keq për ne”, ka shtuar mesfushori nga Mali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat