Tevez i pakënaqur me barazimin ndaj Romës

Sporti

Tevez i pakënaqur me barazimin ndaj Romës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:28

Carlos Tevez thotë se ai është i zemëruar po aq sa edhe menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 ndaj Romës.
“Trajneri ka të drejtë të zemërohet”, ka thënë Tevez për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk mund ta dorëzojmë një ndeshje kaq të rëndësishme sa kjo, me një njeri më pak në 20 minutat e fundit, pasi ia kemi dalë mirë për 70 minuta”.

“Edhe unë jam i tmerruar. Ne jemi një ekip i fuqishëm dhe karakteri i skuadrës më ka kënaqur këtë mbrëmje, por ne nuk guxojmë ta dorëzojmë ndeshjen në fund të saj”, ka shtuar argjentinasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat