NBA, Portland vijon të fitojë

Sporti

NBA, Portland vijon të fitojë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:53

31 pikë dhe 7 asiste koleksionoi Lillard në fitoren 110-99 të Portland përballë Sacramento Kings..

Damian Lillard dhe LaMarcus Aldridge, dyshja e ëndrrave udhëheq Portland Trail Blazzers drejt një tjetër suksesi në Nba. 31 pikë dhe 7 asiste koleksionoi Lillard në fitoren 110-99 të Portland përballë Sacramento Kings ndërkohë që Aldridge shtoi 26 pikë si dhe u tregua thjeshtë fenomenal poshtë koshit teksa zotëroi 15 rebound. Në Sleep Train Arena në Kaliforni sfida nisi disi e baraspeshuar përpara se Blazzers të merrnin frenat e lojës në dorë. Falë një rezultati të pjesshëm 14-0 Portalnd e mbylli periodën e parë me avantazhin 34-23. Në 12-minutëshin e dytë miqtë nga Oregoni arritën të menaxhonin shumë mirë epërsinë madje e zgjeruan edhe më tepër atë duke shkuar në pushim me avantazhin 64-50. Kur kishin kaluar vetëm pak minuta nga starti i periodës së tretë Aldridge pasoi saktë për Jason Thompson i cili realizoi për dy pikë duke i cuar shifrat 72-59 në favor të formacionit të drejtuar nga trajneri Terry Stots.

Kingsat u përpoqën të riktheheshin në ndeshje por as loja e mirë e Rudy Gay që e mbylli sfidën me 24 pikë në total nuk i mjaftoi Sacramentos për të përmbysur rezultatin. Gjithcka u mbyll me një rezultat të pjesshëm 10-3 në favor të Portlandit falë disa koshave të treshes Aldridge-Lillard e Robin Lopez, dhe e gjithë ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës mike 110-99. Ky ishte suksesi i 3-të radhazi për Portlandin dhe i 39-ti sezonal me ekipin nga Oregoni që pas kësaj fitoreje blindoi vendin e 4-t në klasfikimin e konferencës së Perëndimit. Në ndeshjet e tjera të Nba spikat fitorja e 5-t radhazi e Houston Rockets. Skuadra teksane mposhti pas një ndeshjeje dramatike ku u nevojit edhe koha shtesë Cleveland Cavaliers me rezultatin 105-103. Lebron James edhe pse rezultoi pikëshënuesi më i mirë mbi parket me 37 pikë gjithsej u bë protagonisti negativ për Cleveland sepse kur kishin mbetur edhe 4.2 sekonda lojë nga përfundimi i kohës shtesë gaboi dy gjuajtje të lira që nëse do ti kishte shënuar do ti kishte cuar shifrat në 105-104 në favor të Cavaliers. Një Stephen Curry në superformë udhëhoqi Golden State Warriors drejt një tjetër suksesi. Falë 37 pikëve të realizuara nga ylli i saj skuadra e drejtuar nga trajneri Steve Kerr mposhti me rezultatin 106-101 Boston Celtics brenda në Massacusets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat