Busquets: Ndeshja me Realin, vendimtare për titullin

Sporti

Busquets: Ndeshja me Realin, vendimtare për titullin

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:24

Mesfushori i katalanasve, Sergio Busquets, vlerësoi përpara gazetarëve duelin direkt me Realin më 23 mars si deciziv per titullin.

Barazimi i papritur i Realit në Bernabeu ka rritur shpresat e Barcelonës në luftën për titullin e La Ligas. Mesfushori i katalanasve, Sergio Busquets, vlerësoi përpara gazetarëve duelin direkt me Realin më 23 mars si deciziv per titullin. Sipas 26 vjecarit ‘’El Clasico’’ është një përballje ku rezultati nuk varet vetëm nga futbollistët por edhe shumë faktorë të tjerë.

‘’Kemi ende ndeshje për të luajtur dhe duhet të ruajmë qetësinë. Shpresoj që përballja me Realin në ‘’Camp Nou’’ të rezultojë vendimtare. E dimë shumë mirë që Reali gabon rrallë herë ndaj duhet të përfitojmë nga te tilla raste. El Clasico është një ndeshje tepër e vecantë por rezultati kurrë nuk varet nga futbollistët dhe përgatitja fizike’’.

Në vijim spanjolli foli dhe për ndeshjen e Kupës së mbretit ku Barcelona do te luaje pikërisht përballë ekipit që ndali Realin e Madridit në La Liga, Villarrealin.

‘’Do të jetë një ndeshje mjaft e vështire jo vetëm se është gjysmëfinale por dhe për faktin se ata janë një skuadër mjaft të fortë fizikisht. Avantazhi i vetëm që kemi është se atyre do iu duhet të shënojnë duke qenë se luajnë në shtëpi ndërsa ndeshja e dytë do të luhet në Camp Nou dhe aty mundësitë janë tonat’’.

Busquets foli dhe për konkurencen që ekziston brenda skuadrës blaugrana.

‘’Mascherano nuk është një kërcënim për mua, përkundrazi konkurenca e cdo reparti i bën mirë skuadrës. Të gjithë duam më të mirën për ekipin, kushdo që luan gjithmonë jep 100%. Mendoj se jam një lojtar shumë i rregullt, nuk më ka munguar kurrë respekti për fanellën dhe jam i lumtur këtu.’’

Në fund mesfushori foli dhe për momentet ku lojtare si Neymar, Suarez apo Dani Alves tregohen gjaknxehtë gjate ndërrimeve. Sipas Busquets kjo vjen si pasojë se të gjithë kërkojnë te luajnë sa më shumë minuta për të treguar sesa vlejnë. Ata që flasin apo shkruajnë se ka mosmarrëveshje brenda skuadrës sipas tij, e bëjnë për të shpërqëndruar ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat