Icardi pranë rinovimit deri në 2019

Sporti

Icardi pranë rinovimit deri në 2019

Më: 2 mars 2015 Në ora: 23:39

Ausilio e konfirmon dicka të tillë kur pohon se zikalterit nuk do ta linin Icardin të shkonte edhe përpara tundimit të një oferte joshëse prej 40 milionë eurosh.

Pas disfatës ndaj Fiorentinës, për Interin mbërrin lajmi i mirë i rinovimit të kontratës së Mauro Icardit. Agjenti i sulmuesit argjentinas, Abiano Morano mësohet të jetë takuar me drejtorin sportiv të zikaltërve Piero Ausilio para sfidës së të dielës për të arritur marrëveshjen. Icardi pritet të fitorjë rreth 3 milion euro në sezon deri në qershorin e 2019, kohë në të cilën skadon edhe kontrata e re. Gjithshka duket se përfundoi mirë falë edhe presionit të Roberto Mancinit, që dëshiron me cdo kusht të ketë ende shërbimet e Mauritos, që përkon të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në projektin e një Interi që është ende në fazë rindërtimi.

Ausilio e konfirmon dicka të tillë kur pohon se zikalterit nuk do ta linin Icardin të shkonte edhe përpara tundimit të një oferte joshëse prej 40 milionë eurosh. E gjitha kjo falë edhe mbështetjes së Thohir, që mesa duket ka vendosur të ndjekë verbërisht teknikun Mancinin. Gjithsesi, nëse misioni Champions League dështon, atëherë një mënyrë nga e cila të arkëtohen paratë e rinovimit duhet gjetur, ndaj në këtë pikë këtë verë mund të sakrifikoheshin emra të tjerë të rëndëishëm të tillë si Handanovic apo Kovacic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat