Roma, barazim me Juven, në "Olimpico" sfida mbyllet 1-1

Sporti

Roma, barazim me Juven, në "Olimpico" sfida mbyllet 1-1

Më: 2 mars 2015 Në ora: 23:21

Dëshira e Romës për të rihapur kampionatin nuk ecte paralelisht me forcën e skuadrës në fushë.

Mes të mëdhenjve të Serisë A nuk ka fitues, me Romën e Juventusin që barazojnë 1-1 në "Olimpico" ku forcës së bardhezinvje u përgjigjet zemra romane, me Keitan që barazon golin e Tevezit, në momentin më të mirë të Juventusit që ishte dhe në superioritet numerik.

Dëshira e Romës për të rihapur kampionatin nuk ecte paralelisht me forcën e skuadrës në fushë, që e pafuqishme për t'iu kundërvënë Juventusit mendoi ta frenonte më mirë atë, aq sa pjesa e parë ishte pa emocione, me bardhezinjtë mbajtës të topit e Romën, që u kufizua në gjysmëfushën e saj por pa lejuar pothuajse asnjë infiltrim në mbrojtje. Përfundimi ishte 0 goditje në kuadrat për të dyja ekipet në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë Juventus mendoi të mbyllte që në këtë takim kampionatin dhe shtoi ndjeshëm ritmin, aq sa në të 50-tën ndezi shkëndijën me një goditje të Vidalit. Në të 62-tën, ndeshjen e Romës mendoi ta komplikonte Torosidis që la të tijtë me 10 vetë, duke i dhënë Tevezin mundësinë të shënonte nga goditja e dënimit një gol madhështor.

Në inferioritet në lojtarë por dhe në gola Roma duhej të dorëzohej por në fakt verdhekuqtë reaguan dhe në të 78-tën gjetën golin me Seydou Keitan që shtangu mbrojtjen juventine duke zhytur topin me kokë në fundin e rrjetës.

Ndeshja u ndez dhe dy skuadrat dolën nga detyrat në minutat e fundit duke dhuruar një futboll tërheqës, por që megjithatë nuk prodhoi më gola duke lënë të dyja ekipet në distancë të njëjtë në renditje, me Juventusin që ruan avantazhin +9 që edhe pse nuk mbyll përfundimisht kapitull titull mban shumë përpara bardhezinjtë në garën për trofeun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat