Ronaldo prin në garën për Këpucën e Artë

Sporti

Ronaldo prin në garën për Këpucën e Artë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:57

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, është duke prirë në garën për Këpucën e Artë që i jepet golashënuesit më të mirë nga të gjitha superligat evropiane.

Portugezi i Real Madridit ka shënuar plotë 30 gola në La Liga, tri më shumë së argjentinasi Lionel Messi, i cili ka realizuar vetëm 27 herë, edhe pse ka luajtur më shumë ndeshje se Ronaldo.

Të dy këta futbollistë kanë shënuar në ndeshjet e fundjavës dhe pritet që beteja për golashënuesin më të mirë të vazhdojë deri në fund të kampionatit.

Lista e pesë golashënuesve më të mirë:

1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 30 gola
2. Lionel Messi (Barcelona) 27
3. Neymar (Barcelona) 17
4. Sergio Aguero 17
5. Diego Costa 17

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat