Të mburremi me skiatorët tanë!

Sporti

Të mburremi me skiatorët tanë!

Nga: Shkruan: Genta Domi Më: 2 mars 2015 Në ora: 18:50

Reagimet sportive
Duhet t’i gëzohemi sukseseve të njomakëve tanë në turneun ndërkombëtarë të skive në Ulludag të Turqisë. Djelmoshat tanë bënë paraqitje të mirë dhe nxorën maksimumin, kur kihet parasysh se në çfarë rrethana stërvitin e veprojnë në klubet e tyre. Është për t’u përshëndetur suksesi i skiatorit të talentuar, Liri Kelmendi dhe që premton shumë. Pozita e tij e tetë ishte vërtet e shkëlqyeshme dhe motivuese edhe për moshatarët e tij që t’i rreken edhe më shumë punës për të arritur sukseset në rrafshin ndërkombëtarë. Liri është një nga skiatorët më të mirë që ka Kosova dhe që ne duhet të mburremi me këta të rinj që po tregojnë suksese në Ulludag.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat