Hamilton rrit pretendimet, kërkon 70 mln Euro në vit

Sporti

Hamilton rrit pretendimet, kërkon 70 mln Euro në vit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 18:41

Bosi i skuadrës, Toto Wolf u përpoq të qetësonte gjakrat duke deklaruar se Hamilton do te qendroje te Mercedesi.

Lewis Hamilton qëllon lart, dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për ambiciet në aspektin sportiv, por dhe në pretendimet e tij ekonomike. 70 milione euro në vit për sezon, është kjo kërkesa e pilotit britanik për të rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni me Mercedes. Kampioni aktual i botës në Formula Një, po ushtron presion për një rritje të jashtëzakonshme të pagës, dhe shifrat i përcjell e përditëshmja angleze The Times, numra vërtetë të frikshëm, Hamilton kërkon një pagë prej 1.4 milionë eurosh në javë.

Problemi i rinovimit të kontratës së kampionit ishte shfaqur edhe vitin e kaluar menjëherë pas fitores së Botërorit në Abu Dhabi. Mercedes kërkonte që të mbyllte gjithshka me nxitim, por gjatë gjithë dimrit nuk ja doli që të gjente një akord. Tani cështja është bërë akoma më e mprehtë dhe Lewis vështirë se do të hedhë firmën në kontratën e re para fillimit të Cmimit të Madh të Melbourne që do të hapë sezonin e ri në 15 mars. Bosi i skuadrës, Toto Wolf u përpoq të qetësonte gjakrat duke deklaruar, "Duam ta rinovojmë kontratën sa më shpejt, por pa vendosur afate skadimi pasi ato krijojnë tension. Të jeni të sigurt se Hamilton dëshiron të qëndrojë me ne". Kjo mund të jetë e vërtetë, por piloti anglez kërkon që të mbulohet në ar, edhe pse ka pak alternativa të tjera duke qenë se seduiljet e skuadrave të tjera kryesore janë të gjitha të zëna. Tratativa e tij me Mercedes do të menaxhohet nga të njëjtët menaxherë që cuan Gareth Bale te Reali i Madridit, njerëz ekspertë që dinë se si të rrëmbejnë kontrata shumë milionëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat