Mazreku: Luajmë pa Dardan Berishën ndaj Rilskit

Sporti

Mazreku: Luajmë pa Dardan Berishën ndaj Rilskit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2015 Në ora: 18:25

Sigal Prishtina kërkon fitore në përballje me ekipin nga Bullgaria, Rilski Sportisti, e cila zhvillohet nesër në orën 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kjo është ndeshja e xhiros së fundit të grupit D të pjesës së rregullt të garave në Ligën Ballkanike, ku Prishtina klasifikohet në vend të dytë me 8 pikë dhe ka një më tepër se Rilski që është një pozitë më poshtë.

Bardhekaltrit kanë mungesën e basketbollistit më të mirë në vend, Dardan Berisha, i cili është i lënduar. Kampioni i Kosovës, me 4 shkurt të këtij viti, pati fituar në Samakov me rezultat 94:71 kundër Rilskit dhe synojnë sërish fitore, por këtë herë nuk e kanë në përbërje Berishën. Blerim Mazreku, prej basketbollistëve më të mirë, premton angazhim të madh dhe duan fitore.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat