Curry fatal për Bostonin

Sporti

Curry fatal për Bostonin

Nga: K.G. Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:45

Basketbollisti Stephen Curry ka qenë mjeshtër i lojës dhe fitores së Golden States me rezultat 106:101 ndaj Bostonit vendas, në ndeshjen e Ligës NBA. Curry me 37 pikë ka qenë fatal për vendasit dhe i siguroi fitore të madhe skuadrës së tij. Goldden State udhëheq me 46 fitore e 11 humbje në Perëndim, ndërsa Bostoni është i 11-ti me 23 fitore e 34 humbje në Lindje. Rezultate e kësaj xhiroje janë: Houston-Cleveland 105:103 (pas vazhdimeve), Chicago-LA Clippers 86:96, Orlando-Charlotte 83:98, Indiana-Philadelphia 94:74, Boston-Golden State 101:106, Sacramento-Portland 99:110, LA Lakers-Oklahoma City 101:108 dhe Denver-New Orleans 92:99.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat