Shqiptarët forcë për maqedonasit

Sporti

Shqiptarët forcë për maqedonasit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:59

Skuadra shqiptare; Renova nga Xhepçishti i Tetovës, shënoi fitore të vlefshme me rezultat 3:1 kundër Metalurgut nga Shkupi, në ndeshjen e fundit të javës së 18-të të elitës së futbollit maqedonas. Në këtë ndeshje u ndëshkuan dy futbollistë me karton të kuq pas dy të verdhëve: Nenad Miskovski (40’ për vendasit) dhe Filip Ristovski (45’+2) për mysafirët. Renova shkëlqeu në 45 minutat e dytë kur realizuan golat: Izair Emini (67’ e 87’-nga penalltia) e Visar Musliu (75’) dhe për mysafirët: Antonio Bujchevski (9’). Renova zënë vendin e 4-të me 26 pikë, dy më shumë se Metalurgu i gjashti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat