Reali e shiti se nuk ishte i bukur

Sporti

Reali e shiti se nuk ishte i bukur

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:59

Asistent-drejtori sportiv i Barcelonës, Carles Rexach, thotë se Real Madridi vendosi ta shiste Angel Di Marian, sepse ishte “i shëmtuar” për klubin madrilen.

Argjentinasi kaloi te Manchester Unitedi në verën e shkuar për 81.8 milionë euro, mirëpo cilësitë e tij nuk po shfaqen nën drejtimin e Louis van Gaal.

Sipas Rexach, arsyeja kryesore e shitjes së 27-vjeçarit ishte për shkak të shqetësimeve të Los Blancos për brendin dhe imazhin e klubit.

“Florentino Perez e shikon tregun botëror dhe kërkon një ekip ‘galaktikësh’ që t’i admirojnë të gjithë. E kuptoni çfarë dua të them?”.

“Ronaldo është produkti më i shitshim i klubit. Perez po shet një brend ndërkombëtar”.

“Vicente del Bosque dhe Di Maria janë të shëmtuar për Real Madridin. Ata dallojnë nga Toni Kroos e James Rodriguez”, ka deklaruar Rexach për Regio7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat