I zhgënjyer

Sporti

I zhgënjyer

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:09

PSG-ja lëshoi rastin e mirë që të merr kreun e tabelës në Francë. Trajneri i kampionit në fuqi, Laurent Blanc, është i dëshpëruar me barazimin në udhëtim me rezultat 0:0 me Monacon, sepse fitorja do t‘i bënte lider pas humbjes së Lyonit si mysafir me rezultat 2:1 nga Lille. “Jam i zhgënjyer me rezultatin, pasi ne kemi krijuar shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam”, ka thënë Blanc. Ai tha se merituan tre pikë, por kur futbollistët e tij si finalizuan rastet nuk ka edhe rezultat tjetër. “Kemi merituar më shumë, por duhet të pajtohem më pikën e fituar”, tha Blanc. Pas javës së 27, Lyon kryeson me 54 pikë, ndërsa PSG është e dyta me 53 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat