Evertoni, 20 milionë euro për Kovacicin

Sporti

Evertoni, 20 milionë euro për Kovacicin

Më: 2 mars 2015 Në ora: 12:35

Sipas lajmeve që arrijnë nga Kroacia, mësojmë se skuadra angleze, Evertoni është duke planifikuar një ofertë prej 20 milionë euro për të transferuar Kovacicin.

E përditshmja dhe më e njohura kroate, Sportske Novosti, ka raportuar se Evertoni është shprehur i gatshëm të bëj gjithçka për të transferuar mesfushorin e Interit, Mateo Kovacic.

Raportohet se anglezët kanë kontaktuar Interin gjatë javës së kaluar, dhe janë shprehur të gatshëm të ofrojnë 15-20 milionë euro për shërbimet e talentit kroat.

Kovacic është një lojtar me talent të madh, mirëpo ende nuk po arrin ta gjejë plotësisht vetën e tij te Interi, edhe pse disa herë ka treguar disa performanca perfekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat