Turpi mbulojë Spanjën! Rrahje masive dhe e tmerrshme (Video)

Sporti

Turpi mbulojë Spanjën! Rrahje masive dhe e tmerrshme (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:39

Në ndeshjen e elitës së basketbollit në Spanjë, ka ndodhur një rrahje masive në mes basketbollistëve të Bilbaos dhe ekipit Laboral Kutxa. Këtë ndeshje e ka fituar Bilbao me rezultat 93:75. Palestra ishte e mbushur me shikues, të cilët pos lojës së mirë panë edhe boks mes basketbollistëve.

Tollovi e madhe, nuk dihet kush kë e grushton apo e shqelmon. Një rrahje e tmerrshme që tronditi edhe shikuesit, dhe basketbollistët mezi u ndanë nga zyrtarët e klubeve. Kjo ishte ndeshje e javës së 22-të dhe turpi i basketbollit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat