Për Besën nuk ka krizë

Sporti

Për Besën nuk ka krizë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:21

Besa Famiglia nga Peja, pothuajse nuk ka kundërshtarë dhe vazhdon rrugën e saj drejt titullit të ri në Superligën e Kosovës. Pejanët si mysafir mposhtën me rezultat 35:31 rivalin e vjetër, Kastriotin e Ferizajt. Hendbollisti i Besës, Kastriot Jupa, u shpreh për gazetën kombëtare ‘Bota sot’ se fituan dy pikë domethënëse më një sfidë aspak të lehtë.

“Në Ferizaj shkoi gjithçka si duhet dhe tani pothuajse jemi kampion. Nuk ishte takim i lehtë, sepse i dinim cilësitë e Kastriotit që ka një ekip të mirë, sepse edhe në takimet kontrolluese ata kanë qenë të fortë. Prandaj, është nevojitur një angazhim shumë i madh për të arritur deri te fitorja”, tha Jupa.

Besa është në krye me 31 pikë dhe ka lënë pas Prishtinën që ka 27 pikë. “Tani synimi i radhës është Kupa e Kosovës po ashtu edhe të mbyllim këtë edicion me sukses dhe të vijnë trofetë aty ku e kanë vendin, në Pejë”, tha Jupa. Për Besën nuk ka krizë, e cila një nga një gjunjëzon kundërshtarët.
Meshkujt
Prishtina-Zhegra 36:28
Kastrioti-Besa Famiglia 31:35
Drenica-Vëllaznimi 25:25
Samadrexha-Kosova 26:33

Tabela

1Besa Famiglia 16 15 1 0 31
2. Prishtina 16 13 1 2 27
3. Kosova 16 10 1 5 21
4. Kastrioti 16 9 1 6 19
5. Samadrexha 16 5 1 10 11
6. Drenica 16 3 1 12 7
7. Zhegra 16 3 0 13 6
8. Vëllaznimi 16 2 2 12 5
Në javën e 17-të, takohen: Besa Famiglia-Samadrexha, Kosova (V)-Drenica, Vëllaznimi-Prishtina dhe Zhegra –Kastrioti.
Femrat
Prishtina-Shqiponja 43:27
Drita-Kastrioti 30:38

Istogu-Vëllaznimi 15:16
Samadrexha-Kosova 37:20

Tabela

Kastrioti 10 9 1 0 19
2. Prishtina 11 8 1 2 17
3. Kosova 11 9 0 2 16
4. Vëllaznimi 11 7 0 4 14
5. Shqiponja 11 6 0 5 12
6. Samadrexha 11 5 0 6 10
7. Drita 10 2 0 8 4
8. Istogu 11 1 0 10 2
9. Trepça 10 0 0 10 0
Në javën e ardhshme, takohen: Kastrioti-Trepça, Kosova (V)- Istogu, Drita-Prishtina dhe Vëllaznimi-Shqiponja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat