Të investohet në gjeneratat e reja

Sporti

Të investohet në gjeneratat e reja

Nga: Shkruan: Besmir Haxhikadria Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:05

Reagimet sportive
Duhet shumë punë që të nxjerrim talent në sportet e ndryshme në Kosovë. Duhet që të gjithë të mobilizohemi, të hulumtojmë si thonë në gjuhën popullore derë me derë dhe të gjejmë e formojmë sportistë që i përshtaten atij sporti.

Kosova ka shumë talent qoftë në xhudo, në futboll, qoftë në basketboll, hendboll, në boks, në sportet luftarake, në skijim, në çiklizëm, por duhet që të gjithë të punojmë me përkushtim e me profesionalizëm bile të investojmë më tërë potencialin buxhetor që kemi për të arritur frytet e dëshiruara. Kemi lënë në harresë sportet shkollore, kua atje mund të kemi brumin më të mirë dhe që do të sjellë shumë emra të rinj e të talentuar.

Federata e Sportit Shkollorë vitet e fundit po punon pareshtur në kërkim të talenteve, por që duhet edhe ndihma e të gjithëve për arritur deri të pika që duam të gjithë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat