Xhaka: Po i afrohemi ndeshjes, kuqezinjtë po vijnë!

Sporti

Xhaka: Po i afrohemi ndeshjes, kuqezinjtë po vijnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:48

Taulant Xhaka është futbollist i luftarak deri në pikën e fundit dhe që po dëshmon formë të mirë në fanellën e kampionit në fuqi, Baseli, njëherësh edhe kryesuesi i klasifikimin në elitën zvicerane, dhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, ka shkruar një mesazh shumë të fortë në prag të sfidës eliminatore për Euro 2016, e cila luhet me 29 mars mes Shqipërisë dhe Armenisë.

“Po i afrohemi ndeshjes, Kuqezinjtë po vijnë”, shkruan Xhaka në facebookun e tij, ku ka postuar edhe një foto të bukur me atmosferën kuqezinj. Shqipëria është në grupin I, e cila renditet në vend të tretë me vetëm 4 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat