Di Maria pati një ditë të keqe, thotë Rooney

Sporti

Di Maria pati një ditë të keqe, thotë Rooney

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:02

Wayne Rooney pranon se paraqitja e Angel Di Marias për Manchester United gjatë vikendit nuk ishte më e mira, pasi argjentinasi u zëvendësua në pauzë në ndeshjen ndaj Sunderlandit.
Nënshkrimi rekord i kampionatit anglez dështoi të tregojë paraqitje të mirë, duke e çuar në 14 numrin e ndeshjeve pa shënuar, dhe u zëvendësua nga shqiptari Adnan Januzaj.

"Paraqitja e Di Marias ishte një prej atyre ditëve që çdo futbollist i ka”, ka thënë Rooney, transmeton Telegraf. “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe e ka treguar këtë dhe ju nuk e humbni talentin brenda natës”.

“Shpresoj se ai do të rikthehet në formën më të mirë dhe do të fillojë të tregojë disa paraqitje të shkëlqyeshme për ne”.

“Ai ka shumë përvojë dhe mendoj se ai do ta kuptojë – ne të gjithë e bëjmë këtë ndonjë herë”, ka shtuar sulmuesi anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat