Diego Simeone është i kënaqur me pikën e nxjerrë në barazimin pa gola të së dielës ndaj Sevillas.
“Ishte një pikë e mirë kundër një rivali të drejtpërdrejtë”, ka thënë Simeone pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Nuk isha gabim kur thash se Sevilla do të luftojë për vendet që dërgojnë në Evropë”.
“Ishte një ndeshje vibruese, ku u përfshinë dy ekipe që luftojnë fuqishëm. Më pëlqeu përpjekja e të 22 lojtarëve që luajtën”.
“Ne kemi nevojë për lojtarë si Torres, që u fut në fushë me entuziazëm dhe e kuptoi se askush nuk është më i rëndësishëm se ekipi ose trajneri”, ka shtuar argjentinasi.