Ancelotti tifozëve: Nuk i kuptoni vendimet e mija, më vjen keq

Sporti

Ancelotti tifozëve: Nuk i kuptoni vendimet e mija, më vjen keq

Më: 2 mars 2015 Në ora: 09:22

Carlo Ancelotti ka thënë se tifozët e Realit nuk i kuptojnë zëvendësimet e tij dhe për këtë i vjen keq.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka mbrojtur vendimin e tij për ta zëvendësuar Iscon në ndeshjen kundër Villarealit që përfundoi baras 1:1.

Ai ka thënë se tifozët nuk i kuptojnë vendimet e tij dhe për këtë i vjen keq.

“E zëvendësova Iscon për të pasur më shumë balancë. E bëra këtë ndryshim, pasi mendova se ishte më i miri për skuadrën. Nëse tifozët nuk e kanë kuptuar, atëherë më vjen keq”, tha Ancelotti gjatë konferencës për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat