Varane dëshiron Manchester Unitedin

Sporti

Varane dëshiron Manchester Unitedin

Më: 2 mars 2015 Në ora: 09:19

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, është i interesuar të kalojë në radhët e Manchester United.
Francezi vlerësohet lartë nga Carlo Ancelotti, por ai nuk po arrin të sigurojë vend në 11-shen e parë të Los Blancos me Pepe dhe Sergio Ramos që kanë betonuar pozitat e tyre.

Kështu Varane është i paepur të gjejë një vend ku mund të luajë me ekipin e parë dhe të shpalosë potencialin e tij të plotë dhe mediat angleze shkruajnë se ai ka për synim Old Traffordin.

Trajneri Louis van Gaal mësohet se është i gatshëm të harxhojë 41 milionë euro për francezin, për të cilin të interesuar janë edhe Chelsea edhe Arsenali.

Pavarësisht interesimit të dy skuadrave londineze, Varane mësohet se dëshiron vetëm Unitedin, pasi aty e ka të sigurt aktivizimin në ekipin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat