Shkëlqen Piatti, Valencia kalon Sociedad

Sporti

Shkëlqen Piatti, Valencia kalon Sociedad

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:10

Në vetëm 3 minuta ekipi i Nuno Santos zgjidhi ndeshjes me Real Sociedadin, me dy gola të Pablo Piattit që çoi në drejtimin e të tijve pikët e kësaj sfide.

Valencia shtrëngon fort vendin e katërt në Primera Divizion. Në vetëm 3 minuta ekipi i Nuno Santos zgjidhi ndeshjes me Real Sociedadin, me dy gola të Pablo Piattit që çoi në drejtimin e të tijve pikët e kësaj sfide. Në "Mestalla" në pjesën e parë ishte Rulli që mbajti në lojë Sociedadin me pritjet e tij, por në fraksionin e dytë s'mund të bënte asgjë përballë përballë Piattit, që kishte dhe pak fatin me vete në golin e parë në të 53-tën.

3 minuta më pas Piatti sërish shtyu topin drejt rrjetës pas një "përgjumje" të mbrojtjes baske duke shfrytëzuar në maksimum një pasim të Feghouli.

Logjikisht me shifrat 2-0, Valencia duhet të ulte ritmin dhe Real Sociedadi duhet të ishte më kërkues por baskët që ishin pajtuar me rezultatin as nuk u përpoqën të ndryshonin dicka në ndeshje, me Valencian që blindoi vendin e katërt ndërsa Sociedadi vazhdon të qëndrojë në mesin e klasifikimit por duke mos qenë dhe aq i shkëputur nga fundi i ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat