Reali ndalet në "Bernabeu", 1-1 me Villarreal

Sporti

Reali ndalet në "Bernabeu", 1-1 me Villarreal

Më: 1 mars 2015 Në ora: 23:26

Fillim i zjarrtë për Realin në Bernabeu me Ronaldon që shfaqte menjëherë ambiciet e tij për të bërë liderin.

Shkëndija, ritem i cmendur dhe emocione pafund, sfidë fantastike në Santiago Bernabeu ku Villarreali i Marcelinho Garcia Toral bllokoi në barazim 1-1 Realin e Madridit që tashmë ndjen nga afër dihatjen e Barcelonës me katalanasit që janë vetëm një pikë larg në tabelën e klasifikimit.

Fillim i zjarrtë për Realin në Bernabeu me Ronaldon që shfaqte menjëherë ambiciet e tij për të bërë liderin që tërheq skuadrën në minutën e 12, por Villarreal ishte e vendosur të bënte një paraqitje për emocione të mëdha. Shpëtoi për një vije Reali në minutën e 12-të, Casillas bëri një ndërhyrje të madhe në goditjen e Gerard Moreno. Menjëherë më pas tentoi dhe Moi Gomez por ishte Carvajal ai që zëvendësoi portierin mbi vijën fatale duke larguar topin me kokë. Sfida vijoi të ishte intensive me Realin në kërkim të golit, por dhe skuadrën e Marcelinho Garcia Toral të vendosur për ta luajtur sfidën si e barabartë me kampionët e botës duke e bërë ndeshjen shumë të komplikuar për Realin. Një kros i gabuar me të djathtën nga Bale për pak sa nuk befasoi Asenjon në minutën e 43 dhe pjesa e parë u mbyll në ekuilibër të plotë. Për ta prishur mendoi Ronaldo që fillimisht impenjoi në dy kohë Asenjon në minutën e 49 ndërsa vetëm dy minuta më pas, fitoi një 11 metërsh për ndërhyrjen e parregullt të Eric Bailly. Nga pika e bardhë nuk ishte askush tjetër vec portugezit që coi topin në njërën anë dhe Asenjon në tjetër për të shënuar penalltinë e komandantit

Goli i 291 për Ronaldon me fanellën e Realit kalon Santillanan në klasifikimin e goleaderove historikë, por mbi të gjitha ishte goli i parë për të në këtë 2015 në Bernabeu, nuk shënonte në tempullin blanco prej 85 ditësh. Në minutën e 54, Ronaldo ishte sërish përballë Asenjos por këtë herë në vend të festimit epilogu ishte ndihma për portierin që u përplas dhunshëm me të duke i evituar golin. Menjëherë më pas provoi Bale por me një goditje që pothuajse s'kishte asnjë lidhje me portën. Ronaldo provoi të mbyllte ndeshjen në minutën e 61 me një goditje standart por topi kaloi traversën dhe Villarreal befasoi në minutën e 64. Gjithcka nisi me Vietton i ardhur nga stoli për t'i dhënë një tjetër impuls Villarrealit dhe përfundoi me të majtën e Gerard Morenos që shkoi aty ku nuk mund të arrinte Casillas. 1-1 dhe gjithcka nga e para, për një ndeshje fantastike me ritëm të cmendur. Ronaldo provoi me një goditje kokë që u neutralizua nga Asnejo në të 71. 6 minuta më pas Vietto ishte i vetëm para Casillas por rrëshkiti në zonë me Pepen që e ndiqte, për arbitrin nuk pati kontakt.

Ronaldo provoi me të gjitha mënyrat por i mbetej të vinte duart në kokë pasi pjesa tjetër e skuadrës dështoi sic bëri në mënyrë të pabesueshme edhe Jesse në minutën e 84 kur nuk arriti të shënonte me portën bosh pas daljes së Asenjos. Villarreali mund edhe ta kishte fituar ndeshjen nëse Casillas nuk do të kishte bërë një pritje të pabesueshme ndaj Viettos në të 86, ndërsa menjëherë më pas Reali pretendoi për 11 metërsh për një kontakt mes Cicarito Hernandez dhe Baiylli që gjeneroi dhe shkëndija tensioni mes të dyve. Drithërima deri në fund, me Asenjon që bëri mrekullinë edhe në të 91, dhe gjithcka u mbyll me vërshëllimën e trefishtë të Gonzalo Gonzales që vendosi një barazim që konfirmon se Villarreali nuk është thjesht një skuadër e bukur për t'u parë, por dhe spektaklin e pakrahasueshëm të La Ligas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat