Derbi i Tetovës, Shkëndija mposht 2-1 Teteksin

Sporti

Derbi i Tetovës, Shkëndija mposht 2-1 Teteksin

Më: 1 mars 2015 Në ora: 21:50

Formacioni i Ardian Koznikut i përmbushi pritshmëritë e tifozëve të Shkëndijës, që edhe në këtë derbi dhuruan spektakël.

Shkëndija e Tetovës e nisi me fitore pjesën e dytë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë, pasi mposhti 2-1 Teteksin në derbi, duke ruajtur hapin e Vardarit të Shkupit dhe të Rabotnickit, që nuk gabuan në sfidat e tyre. Formacioni i Ardian Koznikut i përmbushi pritshmëritë e tifozëve të Shkëndijës, që edhe në këtë derbi dhuruan spektakël, madje duke shpalosur edhe simbolet kombëtare.

Takimi u zhbllokua në minutën e 24-rt nga Vrucina, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi ndaj tij pati një ndërhyrje të parregullt në zonë. Në fillim të pjesës së dytë Teteksi u shfaq më agresiv në fushëm madje arriti të godiste shtyllën, por fati i buzeqëshi Shkëndijës që në minutën e 71 realizoi golin e dytë me Kirovskin, i cili kishte më pak se një minutë që ishte hedhur në fushë nga Ardian Kozniku.

Shpërtheu entuziazmi në radhët e Ballistëve, që si në cdo ndeshje e mbështetën maksimalisht skuadrën e tyre, duke e fituar derbin edhe në tribunë. Atëherë kur sfida po i drejtohej fundit, gjyqtari vërshëlleu për 11 metërsh në favor të Teteksit, që u shndërrua në gol nga Ademi kur kishin mbetur edhe 4 minuta nga koha e rregullt. Me gjithë përpjekjet e futbollistëve të Tetekstit, asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Kjo humbje e mban Tetekstin në fundin e renditjes në kuotën e 6 pikëve me mundësi thuajse inekzistente për mbijetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat