Hyka asistoi në barazimin e Luzernit

Sporti

Hyka asistoi në barazimin e Luzernit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:08

Skuadra e Luzernit kthehet me një pikë të vlefshme në ballafaqim me Sionin, duke barazuar me rezultat 2:2. Vendasit ishin në epërsi 2:0, por kjo dot nuk e demoralizoi Luzernin, e cila barazoi rezultatin. Jahmir Hyka inkuadrohet në lojë nga minuta e 46-të dhe bëri lojë të mirë për Luzernin. Ai asistoi në minutën e 88-të, kur Freuler barazoi rezultatin 2:2. Luzerni tani është në vend të nëntë me 19 pikë ose ka një më pak se Sioni i teti pas 22 jave në elitën e futbollit zviceran.
Superliga e Zvicrës
Zürich-Aarau 0:0
Basel-Vaduz 1:0
Thun- Young Boys 0:0
St. Gallen-Grasshoppers 1:1
Sion-Luzern 2:2

Tabela
1.Baseli 22 15 3 4 48
2. Young Boys 22 12 5 5 41
3. Zurich 22 12 4 6 40
4. Thun 22 9 8 5 35
5. St. Gallen 21 8 7 6 31
6. Vaduz 22 5 7 10 22
7. Grasshoppers 22 5 5 12 20
8. Sion 21 4 8 9 20
9. Luzern 22 3 10 9 19
10. Aarau 22 3 9 10 18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat