Xhaka më i mirë se Meha

Sporti

Xhaka më i mirë se Meha

Nga: K.Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:25

Futbollisti Granit Xhaka ka qenë më i mirë me ekipin e tij se ai i Alban Mehës. Moenchengladbach para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 2:0 në takim me Paderbornin dhe kësisoj ka përforcuar edhe më shumë pozitën e tretë në klasifikim në Bundesliga I. Xhaka si gjithnjë titullar, një luftarak i madh në fushë, ia dolën të fitojnë pikë të plota. Alban Meha u paraqit standard për Paderbornin por të dëshpëruar lëshuan fushën dhe janë të rrezikuar për largim nga liga. Në minutën e 18-të, Johnson nga rreth 20-21 metra gjuajti përtokë dhe shënoi golin e epërsisë dhe Herrmann vulosi rezultatin 2:0 në minutën e 81-të. Moenchengladbach është në vend të tretë me 40 pikë, kurse Paderborn i 16-ti me 23 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat