Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë në Serie A

Sporti

Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë në Serie A

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:12

Shqiptari Elseid Hysaj, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, me Empolin u kthyen me një pikë të madhe në takim me Palermon e fortë, në ndeshjen e javës së 25-të në Serie A. Futbollisti Hysaj bëri lojë të mirë dhe kreu detyrat në repartin e mbrojtjes, duke ndihmuar skuadrën në barazim 0:0. Kjo pikë për Empolin ka domethënie të veçantë në luftë për ekzistencë. Hysaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e pestë dhe luajti për gjatë tërë takimit. Empoli klasifikohet i 14-ti me 28 pikë, kurse Palermo e dhjeta me 34 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat