Lazio pa fije mëshire për Sassuolon

Sporti

Lazio pa fije mëshire për Sassuolon

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:10

Skuadra romake, Lazio, fare mëshirë nuk ka treguar ndaj vendasve të Sassuolos, duke shkërmoqur me rezultat 3:0. Lazio ishte shumë më e mirë dhe nuk fali asnjë gabim të vendasve. Sassuolo që është prej skuadrave që vazhdimisht iu shkakton telashe të mëdhenjve, kësaj here e pa forcë kundër mysafirëve. Anderson në minutën e 45-të e nisi me gola, kur nga 20 metra shënoi gol të bukur. Anderson për bukuri harkoi dhe Klose me kokë reagon edhe më bukur për ta shtuar rezultatin në 2:0 në minutën e 70-të.

Pas shtatë minutave, gjermani Klose për mrekulli e gjen të vetmuar Parolo, ky se pati të vështirë të shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0. Pas 25 jave në Serie A, Lazio është në vend të katërt me 43 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat