Shkëmbim mes Agueros dhe Suarezit?

Sporti

Shkëmbim mes Agueros dhe Suarezit?

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:39

Manchester City është duke shikuar që me çdo kush ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarezin, dhe për këtë gjë është i gatshëm ta shkëmbejë atë me Agueron.

Në fillim të ditës është raportuar se Manchester City do të bëj një ofertë prej 138 milionë euro për të transferuar super-sulmuesin, Luis Suarez.

Sidoqoftë, skuadra angleze tashmë është duke menduar që si pjesë e ofertës për transferimin e sulmuesit nga Uruguaji, ta vendos edhe Sergio Agueron.

Këtë lajm e ka bërë të ditur e përditshmja angleze, Daily Mail ku raportohet se Aguero mund të shkojë në drejtim të Barcelonës, ndërsa Suarez të transferohet te Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat