Fenninger, e para në superkombinim

Sporti

Fenninger, e para në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:36

Skiatorja austriake, Anna Fenninger, triumfoi në disiplinën e superkombinimit në Kupën e Botës, e cila u zhvillua në Bansko të Bullgarisë. Fenninger bëri paraqitje shumë të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:05.06.

Ajo pati kohën më të mirë për 39 të qindtat se skiatorja sllovene, Tina Maze, e cila renditet në vend të dytë. Në podium arriti edhe austriakja Kathrin Zettel, që pati kohën më të dobët për një sekondë e 36 qindtat nga vendi i parë. Maze kryeson me 1065 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës ose ka 64 më tepër se Fenninger që mban pozitën e dytë. Fenninger kryeson me 100 pikë në superkombinim dhe ka 20 më shumë se Maze.

Rezultatet

1. Anna Fenninger (Austria) 2:05.06
2. Tina Maze (Sllovenia) 0.39
3. Kathrin Zettel (Austria) 1.06
4. Margot Bailet (Franca) 1.43
5. Marie Gagnon (Kanada) 1.70
6. Dominique Gisin (Zvicra) 1.82
7. Wendy Holdener (Zvicra) 1.83
8. Michaela Kirchgasser (Austria) 1.94
9. Romane Miradoli (Franca) 1.98
10. Francesca Marsaglia (Italia) 2.36

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat