Hirscher, sikur prej një planetit tjetër!

Sporti

Hirscher, sikur prej një planetit tjetër!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:24

Për shumë kë do të ishte e pabesueshme, por shumë e vërtetë, se skiatori austriak, Marcel Hirscher, dominoi bindshëm në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, të mbajtur në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë. Hirscher zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:43.23 minuta ose qe më i shpejt për tre sekonda e 28 qindtat se vendi i dytë.

Hirscher sikur të ishte prej një planetit tjetër për mrekullinë që bëri në garën e sllallomit të madh dhe iu dha leksion skiatorëve të tjerë me epërsinë që pati ndaj tyre! Felix Neureuther nga Gjermania zuri vendin e dytë dhe ishte për 16 qindtat më i shpejt se 37-vjeçari nga Austria, Benjamin Raich.

Në renditjen e përgjithshme, Hirscher, kryeson me 1128 pikë, që përcillet nga norvegjezi Kjetil Jansrud (940), ndërsa Hirscher udhëheq me 560 pikë edhe në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, pasojnë Neureuther (372) e Pinturault (355).

Rezultatet
1. Marcel Hirscher (Austria) 2:43.23
2. Felix Neureuther (Gjermania) 3.28
3. Benjamin Raich (Austria) 3.44
4. Ted Ligety (SHBA) 3.56
5. Alexis Pinturault (Franca) 3.68
6. Carlo Janka (Zvicra) 4.29
7. Roberto Nani (Italia) 4.35
8. Leif Haugen (Norvegjia) 4.40
9. Victor Jeandet (Franca) 4.61
10. Tim Jitloff (SHBA) 4.74

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat