Van Gaal i ka dy fjalë për Januzajn

Sporti

Van Gaal i ka dy fjalë për Januzajn

Më: 1 mars 2015 Në ora: 12:27

Futbollisti i talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, luajti nga minuta e 46-të në vend të argjentinasit Angel di Maria dhe bëri lojë për lakmi, sa ia kënaqi zemrën edhe trajnerit Louis van Gaal. Manchester Utd, si vendas shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Sunderlandit. Golat i realizoi: Rooney në minutën e 66-të nga penalltia dhe në atë të 84-tën. Van Gaal lavdëroi Januzajn, duke thënë: "Isha shumë i kënaqur atë çfarë shfaqi Adnan Januzaj. Ne luajtëm më mirë që nga momenti kur Januzaj hyri në lojë, ndërsa Di Maria ka nevojë për kohë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe ishim më të qetë. Kemi mundur të shënojmë më shumë gola”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat