Xhaka standard, Gashi zëvendësues, Baseli triumfoi

Sporti

Xhaka standard, Gashi zëvendësues, Baseli triumfoi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2015 Në ora: 12:10

Kampioni në fuqi zviceran, Baseli, shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Vaduzit. Futbollistët e Baselit pritej të shënonin fitore më të lehtë, por nuk i shfrytëzuan disa raste të mira. Taulant Xhaka është paraqitur standard, ndërsa Shkëlzen Gashi u aktivizua nga minuta e 64-të, madje në pjesën e dytë pati një rast shumë të mirë, por i pafat që të shënon. Frei në minutën e 41-të realizoi golin e fitores së madhe, ndërsa skuadra e tij është në vend të parë me 48 pikë pas 22 jave në elitën zvicerane. Naser Aliji luajti titullar për Vaduzin dhe bëri lojë shumë të mirë kundër ish-skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat