Inzaghi pendohet për rastet e humbura

Sporti

Inzaghi pendohet për rastet e humbura

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:48

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, është përpjekur të nxjerrë anën pozitive të ndeshjes kundër Chievos.
Rossonerët luajtën pa gola në Verona në një ndeshje ku vendasit bënë paraqitje më të mirë.

“Unë e shikoj gotën gjysmë të mbushur, sepse është ndeshja e dytë radhazi ku nuk pranojmë gol”.

“Mirëpo, njëherësh i humbëm dy lojtarë të rëndësishëm nga lëndimet dhe humbëm shumë raste shënimi”.

“Besoj se jemi përmirësuar në posedim në dy ndeshjet e fundit dhe mendoj se Mattia Destro bëri paraqitje të shkëlqyer, por nuk shënuam dhe ky është pendimi i vërtetë”, ka deklaruar Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat