Meier i dhuron fitoren Frankfurtit

Sporti

Meier i dhuron fitoren Frankfurtit

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 23:01

Meier realizoi dy herë duke u ngjitur në kuotën 16 golave këtë sezon vetëm 1 më pak se Robben që kryeson garën për këpucën e Artë në Gjermani.

Alexander Meier rikthen Eintrachtin e Frankfurtit te fitorja në Bundesligë. Në Commerzbank Arena skuadra e drejtuar nga Thomas Schaaf iu fal pikërisht bomberit të saj për të mposhtur 2-1 Hamburgun. Meier realizoi dy herë duke u ngjitur në kuotën 16 golave këtë sezon vetëm 1 më pak se Robben që kryeson garën për këpucën e Artë në Gjermani. Në minutën e 12-të sulmuesi 32-vjecar kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga braziliani Lucas Piazon duke kaluar Frankfurtin në avantazh. Gjithsesi reagimi i Hamburgut erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë me Stieber që shfrytëzoi një pasim të Muller për ta kaluar topin pas shpatullave të portierit Trapp. Por kur kishin kaluar vetëm 9 minuta nga starti i pjesës së dytë Meier realizoi golin që kaloi sërish në avantazh Eintrachtin. Me rezultatin 2-1 në favor por edhe në superioritet numerik pasi Hamburgu luajti me lojtar më pak që nga minuta e 64-t pas daljes me të kuq të Ostrzolek vendasit e kishin më të lehtë të menaxhonin sfidën madje në castet e fundit Meier humbi shansin për t'i cuar shifrat në 3-1 duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

U rikthye te fitorja në Bundesligë pas tre rezultateve negative radhazi Bayer Leverkusen. Aspirinat mposhtën 1-0 Freiburgun në BayArena falë një goli të realizuar nga kapiteni Simon Rolfes në minutën e 33-të. Me këtë sukses Leverkuseni u ngjt në vendin e 4-t të klasfikimit në kuotën e 36 pikëve. Në ndeshjet e tjera të javës së 23-të Hoffenheimi kaloi 2-0 Mainzin, Hertha e Berlinit fitoi 1-0 përballë Augsburgut ndërsa Hannoveri dhe Stuttgarti barazuan 1-1 mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat