Mancini: Ndaj Fiorentinës, takim i veçantë

Sporti

Mancini: Ndaj Fiorentinës, takim i veçantë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 22:59

Tashmë tifozët kërkojnë fitoren e 4-t radhazi, përballë është Fiorentina një kundërshtar shumë i rrezikshëm.

3 fitoret radhazi në kampionat që mungonin që nga sezoni 2012-2013 kur skuadrën e drejtonte Andrea Stramaccioni por mbi të gjitha kualifikimi për në ruandin e 1/8 të Europa League kanë rikthyer qetësinë në shtëpinë e Interit pas një fillimi sezoni asapak premtues. Tashmë tifozët kërkojnë fitoren e 4-t radhazi, përballë është Fiorentina një kundërshtar shumë i rrezikshëm edhe pse zikaltërit i kanë mundur vjollcët në 13 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar ndaj tyre në San Siro. Sipas Roberto Mancinit për Interin e tij kjo sfidë do të jetë shumë specifike për një sërë faktorësh.

"Do të jetë një sfidë e vecantë kjo ndaj Fiorentinës për ne sepse vjen pas një cikli të ngjeshur ndeshjesh në një kohë shumë të shkurtër. Shpresoj që edhe përballë vjollcëve skuadra të jetë mirë fizikisht dhe të vazhdojë me procesin e rritjes, edhe pse ndonjë gabim i vogël mund të qëndrojë. Të gjitha takimet në këtë fazë të kampionatit janë shumë të vështira. Fiorentina ka në përbërje futbollistë të shpejtë dhe të mirë teknikisht si të gjitha skuadrat e tjera. Duhet të tregohemi shumë të vëmendshëm ndaj tyre nëse duam të dalim me tre pikë nga kjo sfidë".

Ndaj vjollcëve Mancini konfirmoi si titullar Xherdan Shaqirin ndërkohë që foli edhe për formën e mirë që kalon dyshja Guarin-Santon.

"Shaqiri mund të luajë sepse pushoi ndaj Cagliarit. Ai është një futbollist i ri në moshë dhe arrin t'i rikuperojë shpejt energjitë e shpenzuara. Santon? Jam i lumtur për të sepse po luan shumë mirë. Megjithatë tashmë mund ta them me plot gojën që Davide është i lodhur sepse pas një mungese prej pothuasje 8 muajsh ka luajtur 6 ndeshje radhazi në një kohë shumë të shkurtër. Guarin? Është pjekur shumë gjatë kësaj periudhe. Tashmë është 28-vjec dhe përpiqet të japë maksimumin për skuadrën. Fredy nuk mund të luajë gjithmonë në mënyrë të shkëlqyer por fakti që ka rigjetur qetësinë në vetvete po e ndihmon shumë atë të japë më të mirën e tij në fushë".

I pyetur nëse do të preferonte 40 milionë Euro për t'i shpenzuar në merkato sipas mënyrës së tij, apo të vazhdojë të ketë në skuadër një futbollist si Mauro Icardi, Mancini u përgjgj në këtë mënyrë.

"Është e vështirë ta thuash tani. Ndoshta merkato të jep mundësi që tashmë nuk shihen. Është e vërtetë që të humbasësh një sulmues si Icardi nuk është një lajm aspak mirë për një trajner, por me paratë e fituara nga shitja e tij mund të blesh dy apo tre lojtarë të tjerë cilësorë. Mes tyre edhe një sulmues, sepse një skuadër që dëshiron të fitojë ka nevojë për një sulmues që shënon minimalisht 20 gola në sezon".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat