De Laurentiis-Benitez, bisedime për kontratën e re

Sporti

De Laurentiis-Benitez, bisedime për kontratën e re

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 20:52

Kontrata aktuale e Benitezit skadon në fund të sezonit dhe spanjolli ndihet mirë në ambientin e kaltër..

Rinovimi i kontratës së Rafa Benitez nuk është më thjesht një dëshirë, por një realitet në kampin napolitan. Sikurse kanë raportuar mediat italiane disa ditë më parë trajneri spanjoll dhe presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis kanë nisur tratativat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re. Kontrata aktuale e Benitezit skadon në fund të sezonit, por spanjolli ndihet mirë në ambientin e kaltër dhe është gati të rinovojë me kusht që të marrë disa garanci. Me kualfikimin e mundshëm në fazën e grupeve të Champions Leage, spanjolli kërkon disa blerje të rëndësishme, por edhe një përmirësim sado të vogël të pagës së tij.

Gjithsesi, për të mbyllur gjithcka do të zhvillohen edhe disa takime të tjera. Benitez synon te tentojë titullin e Serisë A sezonin e ardhshën, dhe presidenti De Laurentiis është gati t'ia plotësojë dëshirën.

Skuadra ka nevojë për përforcime në mbrojtje dhe mesfushë, ndërsa për fazën sulmuese trajneri 54-vjecar mund t'ia lejojë vetes shitjen e një elementi të rëndësishmi sikurse konsiderohet Callejon.

Përsa i përket anës financiare, Benitez aktualisht përfiton 3.5 milionë euro në sezon e për rrjedhojë është ndër më të paguarit në Serinë A, por klubet e Premier Leagues mund t'i ofrojnë më shumë, për këtë arsye De Laurentiis është gati të bëjë një sakrificë të vogël, për ta mbajtur Benitezin në qendër të projektit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat