Objektivi kryesor mbetet ruajtje e vazhdimësisë së fitoreve deri në prag të el Clasicos së dytë sezonal.
Një datë që imponon disa llogari. Reali i Madridit në njëfarë mënyrë po e luan që tani El Clasicon e 22 marsit dhe këtë e bën me numrat. Nga njëra ana, janë ndeshjet që do të zhvillojnë Los Blancos deri në përballjen me Barcelonën në Camp Nou, ku dëshirojnë të shkojnë me një diferencë të tillë pikësh që i lejojnë ta kryesojnë la Ligën edhe në rast humbjeje, dhe nga ana tjetër, Ancelotti bën llogaritë për futbollistët që do të kenë në dispozicion për takimin me rivalët e përjetshëm të Realit.
Nëse gjithcka do të shkojë sipas parashikimeve dhe nuk do të ketë ndonjë të papritur, italiani do të mund të mbështetet edhe te Sergio Ramos, Luka Modric dhe Sami Khedira, që aktualisht ndodhen në infermieri. Për Ancelottin, prani në formacion sidomos e mesfushorit kroat dhe e mbrojtësit spanoll, është thelbësore. Nga grupi i futbollistëve të dëmtuar, vetëm James Rodriguez e ka të pamundur të riaftësohet në kohë.
Modric në fakt thuajse është gati që tani për të zbritur në fushëm ndërsa Ramos dhe Khedira pritet t'i bashkohen skuadrës në stërvitje në ditët në vijim. E ndërsa Ancelotti rikuperon futbollistët titullarë, objektivi kryesor mbetet ruajtje e vazhdimësisë së fitoreve deri në prag të el Clasicos së dytë sezonal.