Wayne Rooney nderon Manchester United-in (Foto/ Video)

Sporti

Wayne Rooney nderon Manchester United-in (Foto/ Video)

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 18:44

Fitore e vështirë për Manchester United në javën e 27 të Premier League-s. Skuadra e Louis Van Gaal ka fituar minimalisht 1-0 përballë Sunderlandit dhe gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

Sunderland u mbrojt mirë deri në minutën e 65 kur Brown shkaktoi faull brenda zone dhe e la skuadrën me 10 lojtarë. Një minutë më pas Rooney shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 84 ishte sërish i njëjti autor që dyfishoi shifrat.

Me këtë fitore Manchester United shkon në kuotën e 50 pikëve në vend të tretë, ndërsa Sunderland ndalet në kuotën e 25 pikëve në vend të 16.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat