Juventusi “merr” talentin shqiptar

Sporti

Juventusi “merr” talentin shqiptar

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 17:41

Juventusi është vënë pas talentit shqiptar të përfaqësueses shqiptare të Shpresave, Rei Manaj i cili aktualisht luan në Kremoneze.

Siç shkruan media italiane, bëhet fjalë që në merkaton e ardhshme, atë të verës, Juventusi pritet që të fusë në dorë edhe talentin shqiptar.

Ndaj shqiptarit kohët e fundit kanë kthyer sytë skuadra të mëdha dhe mes tyre edhe bardh e zinjtë italianë.

“Në 6 dhjetorin e 2014 ka pasur një takim mes përfaqësuesve të Kremonezes dhe Juventusit ku është diskutuar pikërisht për Rei Manaj”, ka shkruar Alfredo Pedulla, një përfaqësues i skuadrës italiane të Kremonezes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat