El Clasico mund të shtyhet ?

Sporti

El Clasico mund të shtyhet ?

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 13:05

El Clasico i radhës mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou, i caktuar të zhvillohet më 23 mars rrezikon të shtyhet për shkak të një greve në La Ligë.

Klubet e La Ligës duket se do të hyjnë në grevë pas refuzimit të Qeverisë Spanjolle për fuqizimin e një ligji që do të garantonte shitjen kolektive të drejtave televizive.

E kjo e vë në rrezik El Clasicon e radhës mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou, më 23 mars.

Liga Spanjolle e Futbollit (LFP) kërkon që çështja e të drejtave televizive të funksionojë si në Angli dhe Itali, në përpjekje për t’i dhënë fund pabarazisë mes klubeve.

Dhe, në rast të konfirmimit të grevës, atëherë disa xhiro do të shtyhen përfshirë duelin më të pritur në mesin e tifozëve të dy klubeve më të mëdha të La Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat