Liverpooli dhe Unitedi pas Handanoviqit

Sporti

Liverpooli dhe Unitedi pas Handanoviqit

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 12:09

Liverpooli dhe Manchester United janë alarmuar me lajmin se portieri i Interit, Samir Handanovic ka vendosur të largohet në verë.

Portierit slloven i skadon kontrata në fund të sezonit, por trajneri i Roberto Mancini e dëshiron atë edhe për disa vite tek klubi i tij.

Megjithatë, kërkesa për një rrogë prej 40,000 funtesh në javë, është duke e detyruar Interin të dorëzohet para klubeve të tjera dhe ta lëne të lirë atë në verë.

Interi ka fituar tre ndeshje e fundit në Serie A dhe gjithashtu të enjten në mbrëmje fituan për t'u kualifikuar në Ligën e Evropës kundër Celticut.

Megjithatë, Handanovic ka humbur dy ndeshje e fundit për shkak të lëndimit dhe Mancini për momentin në portë ka Juan Pablo Carrizon.

E ardhmja e David De Gea te Manchester United është vënë në dyshim pasi De Gea është lidhur me një kalim tek Real Madridi, kurse forma e Simon Mignolet ende nuk ka bindur klubin nga Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat